Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan përmes facebook-ut ka njoftuar se sot është përfunduar gjysmëvjetori i parë në formë festive, transmeton LipjaniNews.
“Nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan përfundimin e gjysmëvjetorit të parë e përfunduan në formë festive për qka i përgëzojmë për sjellje shumë emancipuese e edukative”, thuhet në njoftim.
Po ashtu ky njoftim bënë të ditur se videoja që po qarkullon në rrjetet sociale nuk ka të bëjë me nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, përfundon njoftimi, transmeton LipjaniNews.
Ndryshe, Semir Gashi, Drejtor i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan më heretë tha për LipjaniNews se sipas asaj se qfarë ka parë kjo nuk është bërë në shkollën e mesme “Ulpiana”.
“Sipas kësaj që po shohë nuk është në Gjimnaz, edhe nuk kanë uniforma shkollës tonë”, tha Gashi. /LipjaniNews.com/