Triumfi i Liverpoolit në përballjen me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve i ka lënë të mahnitur shumë tifozë të futbollit. Njëri prej tyre e ka publikuar një video duke i analizuar në detaje taktikat që Jurgen Kloppi i përdori për ta arritur këtë sukses.
Liverpooli arriti ta përmbysë rezultatin në përballjen me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke fituar 4:0 në Anfield, pasi e kishte humbur ndeshjen e parë me rezultat 3:0, transmeton Gazeta Express.
Në videon e publikuar ku analizohet gjysmëfinalja e së martës mes Liverpoolit dhe Barcelonës në “Anfield”, nga e cila Liverpooli u kualifikua në finale me rezultat të përgjithshëm 4:3, shihen taktikat e përdorura nga Jurgen Kloppi.
Së pari, në këtë video theksohet presioni që Liverpooli ia bënte vazhdimisht mbrojtjes së Barcelonës dhe pasimet e shpejta në kundërsulme që e vënin në siklet skuadrën e Ernesto Valverdes.
Liverpool Make History by Destroying Barcelona | Liverpool vs Barcelona 4-0 | Tactical Analysis
In today’s video, I’ve analyzed yesterday’s game between Liverpool and Barcelona which Liverpool won by 4-0 and made history. #tactics #analysis To get the video editing software, Visit: https://www.klipdraw.com/en/ ➥ For Support: https://www.patreon.com/nomifooty ➥ Twitter: https://twitter.com/nomifooty ➥ Facebook: https://www.facebook.com/nomianalyst/ ➥ Instagram: https://www.instagram.com/nomifooty
“Kombinimi i këtij presioni të madh ndaj mbrojtjes me të vërtetë ia vështirësuan punën atë natë Barcelonës. Aty filloi gjithçka të shkojë keq për Barcelonën”, sqaron Noumann në videon e tij në Youtube.
Në njërën pjesë shihet se si portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen mbeti me shumë pak opsione për pasim, për shkak të taktikave agresive të Liverpoolit.

Aty sqarohet edhe se si lojtarë me më shumë përvojë, si Gerard Pique dhe Jordi Alba, u detyruan të bëjnë gabime atipike për ta për shkak të presionit të madh që kishin mbi vete.

Nouman e thekson edhe rrezikun që e mori Liverpooli me këtë taktikë që e përdori. Për shembull, Trent Alexander-Arnold u kap jashtë pozite në raste të shumta, mirëpo Barcelona nuk arriti ta shfrytëzojë këtë gabim, më së shumti falë Alisson Beckerit. /Gazeta Express/


