Sqarimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19

PUBLIKUAR

108 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në vend nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, në njoftimin e sotëm, MSH ka bërë të ditur se në kuadër të 108 rasteve të reja, 39 prej tyre janë raste të mbledhura gjatë tre ditëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një nga laboratoret private në vend i ka raportuar sot rastet e akumuluara për tre ditë.

“Ju informojmë, se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...