Skuadra e famshme portugeze, Sporting Lisbon e ka bërë një transferim interesant. Në fakt më i rëndësishëm se transferi është gjesti i madh që ka bërë kjo skuadër.
Ata kanë nënshkruar me djaloshin 5 vjeçar me kancer, Franciscon.
Ka qenë presidenti i skuadrës, Bruno De Carvalho ai që e ka prezantuar para se të dalin në stadium bashkë me trajnerin Jirge Jesus.
“Francisco është vetëm 5 vjeç por ka kapur zemrën e secilit tifozë të Sporting. Ai është nënshkrimi më i madh i joni sepse me fanelën e Sporting do të iu tregojë të gjithëve se si duhet të luftohet fuqishëm kanceri” ka thënë Bruno De Carvalho./Indeksonline/



