Sporti prapa grilave në Burgun e Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

timthumb

Të radhitur vrapojnë sikur nën komandë ushtarake, në drejtim të fushës së futbollit, e cila gjendet në pjesën e poshtme të burgut të Lipjanit, jo larg telit të lartë, që rrethon vendin ku mbahen të burgosurit e mitur dhe femrat.

Pjesa e lojërave dhe aktiviteteve sportive është më e këndshmja për të burgosurit, që janë në vuajtje të dënimit, apo që mbahen në paraburgim.

Janë meshkujt ata që më shumë shfrytëzojnë kohën për t’u marrë me aktivitete sportive, derisa ka edhe femrat që merren me aktivitetet sportive.

Ata të burgosur për një arsye apo tjetër nuk merren me aktivitete sportive, kanë mundësi që prapa grilave, përmes televizionit, të përcjellin ngjarje sportive, përfshirë ndeshjet e futbollit apo edhe aktivitete tjera.

Ekipi i gazetës “Zëri” ka qëndruar para pak kohësh në hapësirat e Burgut të Lipjanit, përfshirë edhe fushat e futbollit, si dhe sallën e fitnesit, që shfrytëzohen mjaft shumë nga të burgosurit.

“Të miturit e burgosur janë mjaft aktivë në aktivitete sportive”, thotë për “Zërin” Heset Loku, drejtor i qendrës korrektuese në Lipjan.

Loku ka treguar se janë oraret e posaçme kur të burgosurit merren me aktivitete sportive. Por, jo gjatë tërë kohës, ata mund të merren me sport, pasi që oraret për aktivitete janë të ndara.

E derisa një grup prej 12 personash vraponin për te fusha e futbollit, ashtu në radhë, të prirë nga gardiani udhëheqës që mbante një pip në gojë, të gjithë të burgosurit do t’i japin nga një përshëndetje drejtorit.

Disa tek vrapojnë gjatë rrugës për në fushën e futbollit, lëvizin supet nga njëra anë në tjetrën, për të shfrytëzuar maksimalisht minutat e aktivitetit sportiv për lojën e futbollit.

Shpesh, ndeshjet e futbollit pas grilave bëhen aq të “nxehta” sa që prezenca e gardianëve nuk është e domosdoshme vetëm për sigurimin se ata nuk do të ikin nga burgu, por edhe për të qenë në mes të burgosurve, nëse ata eventualisht mund të kacafyten.

Kështu, dy gardianë, qëndronin rregullisht tek hyrja kryesore e portës, tek zhvillohej meçi mes të burgosurve të mitur, e që referohej prej një gardiani tjetër që merrej kryesisht me aktivitetet sportive.

Skënder Salihu, quhet gardiani i cili i merret kryesisht me pjesën sportive të të burgosurve. Ai tregon se pas grilave ka pasur sportistë të shkëlqyeshëm.

“Nga 6 lojtarë luajnë në një ekip. Të gjithë kanë të drejtë që të luajnë një orë në ditë”, thotë Salihu.

Ai tregon se në lojëra sportive marrin pjesë të gjithë. “Këta që po i shohim këtu janë në masë edukative”, shpjegon Salihu, konkretisht për ekipet që ndesheshin derisa ekipi i “Zërit” gjendej në burgun e Lipjanit.

Ndërkohë, tregon se të dënuarit janë të rregullt edhe në ushtrime fitnesi. “Atje bëhen trajnime të posaçme”, thotë Salihu.

Ai po ashtu tregon se pas grilave në Lipjan, deri vonë kishte qëndruar një ish basketbollist i njohur që kishte luajtur edhe në ligën profesionale të basketbollit të Kosovës.

“Ai tash është transferuar në Dubravë”, thotë Salihu, sipas të cilit, edhe kushtet në Lipjan janë shumë të mira sa u përket aktiviteteve sportive.

“Ka fusha të mira të futbollit. Nuk mungojnë as mjetet e posaçme të nevojshme për fitnes”, ka thënë Salihu.

Ai ka treguar po ashtu, se mbajnë edhe gara të shpeshta për të burgosurit. “Bëhen gara në futboll, volejboll. Fituesve iu ndahen mirënjohje si dhe iu ndahen edhe kupa si fitues”, përfundoi ai./ Zeri/LipjaniNews/

Ballina-Laura Hasani-1406646081

3-1406645989

2-1406645913

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...