Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua në Loxhë: I lënduari tjetër është në gjendje stabile

PUBLIKUAR

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi mëngjesin e sotëm në Loxhë, ku një grua humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua.

Përmes një postimi në Facebook, spitali bëri të ditur se personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin për aksidentin e konfirmoi edhe Policia e Pejës.

“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, janë edhe dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.

 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...