Spektakël ngulitjesh në NBA

PUBLIKUAR

NBA dha spektakël me konkursin e ngulitjeve në fundjavën e “All-Star Game”

Shumë argëtues dhe fantastik si gjithmonë, falë basketbollistëve që tregojnë aftësitë e tyre gati të mbinatyrshme në konkurrencë me njëri-tjetrin për zhytjen më të bukur, spektatorët mbetën gjithë kohën në këmbë duke duartrokitur.

Garën e ngulitjeve e fitoi Donovan Mitchell, debutuesi i këtij sezoni i cili u zgjodh si numri 13 në draft nga Utah Jazz. Ai veshi bluzën e Vince Carter për të nderuar atë që konsiderohet si zhytësi më i mirë i historisë.

Në finale, Donovan mposhti Larry Nance Jr., ish-lojtarin e Lakers, që tashmë luan për Cavaliers. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...