Spektakël nga United, kalon tutje në Kupën FA (Video)

PUBLIKUAR

Manchester United ka arritur të kalojë në fazën tjetër të FA Cup.

United triumfoj me rezultat 3:1 si mysafirë i skuadrës së ligës të Championship, Derby Countyt.

Djajtë e Kuq kanë kaluar në epërsi në minutën e 16-të përmes një goli fantastik të sulmuesit anglez Wayne Rooney.

Kur pritej që United të shënonte edhe golin e dytë, vendasit barazuan rezultatin.

Pas një sulmi mirë të organizuar, George Thorne barazoi rezultatin në minutën e 36-të të ndeshjes, me ç’rast ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Por, të besuarit e trajnerit Louis Van Gaal ishin më të vendosur për të fituar takimin dhe këtë ia dolën në saje të golit të Daley Blindit, i cili realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 65-të të ballafaqimit.

Ndërkohë fitoren për Unitedin e siguroi spanjolli Juan Manuel Mata që realizoi në minutën e 85-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore United është kualifikuar për në raundin tjetër në Kupën FA, ndërsa kundërshtarin do ta mësojnë të dielën në mbrëmje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...