Spektakël në “Camp Nou”, Barcelona dhe Interi ndajnë pikët

PUBLIKUAR

Barcelona dhe Interi kanë ndarë pikët në ndeshjen e katërt në Grupin C të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Camp Nou” dhuroi spektakël, teksa u mbyll me rezultatin 3:3, shkruan Gazeta Express.

Ousmane Dembele (40’) dhe Robert Lewandowski (82’, 90+2’) shënuan për katalunasit.

Kurse, për “Nerazzurrët” shënuan Nicolo Barella (50’), Lautaro Martinez (63’) dhe Robin Gosens (89’).

Interi pas këtij barazimi ka 7 pikë dhe renditet i dyti në grup, me tri pikë më shumë se Barcelona.

Barcelona në ndeshjen e radhës e pret Bayern Munichin, kurse Interi do të jetë nikoqir i Viktoria Plzenit. /Gazeta Epxress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...