Specialja s’e komenton arrestimin e Fahri Fazliut

PUBLIKUAR

Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, Specialja nuk ka dashur që ta komentojë arrestimin.

“Gjykata Speciale nuk ka koment”, thuhet në përgjigje, njofton Klankosova.tv.

Lajmin për arrestimin e Fahri Fazliut për Klankosova.tv e ka konfirmuar familjari i tij, Fadil Fazliu.

“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i. Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai për Klankosova.tv.

Specialja në shtator të vitit të kaluar pati bastisur banesën e Fazliut, për të cilën bastisje pati thënë se gjërat që i kanë marrë Specialja kanë qenë të kota për ta.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...