Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka bërë të ditur nga Haga se Prokuroria po shqyrton se cilat pasuri janë në pronësi apo në emër të katër të akuzuarve.
Sipas saj, kjo procedurë mund të lidhet me kompensimin e viktimave pas përfundimit të procesit gjyqësor.
Mujku ka thënë se çështja po trajtohet brenda Dhomave të Specializuara dhe nuk është lënë që viktimat të ndjekin padi civile të veçanta në gjykatat e rregullta të Kosovës.
Bëhet fjalë për 156 viktima.
Sipas raportimit të Klan Kosovës, një procedurë e tillë është zhvilluar edhe në rastet e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, ku është shqyrtuar pasuria për qëllime të mundshme të zhdëmtimit të viktimave.


