Spalletti thotë se mediat dinë diçka meqë spekulojnë se ai do të zëvendësohet nga Conte

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Luciano Spalletti i ka kritikuar përsëri mediat për thashethemet se Antonio Conte do ta zëvendësojë atë në pozitën e trajnerit të Interit.

Interi ishte nën presion për të fituar ndaj Chievos pasi Atalanta, Milani, Roma, Lazio dhe Torino fituan këtë javë dhe skuadra e Spallettit e bëri pikërisht këtë duke e mundur Chievos 2:0 të hënën në Giuseppe Meazza, transmeton Gazeta Express.

Zikaltrit e kishin humbur pozitën e tretë ndaj Atalantës përkohësisht pas një ecurie negative, por tani e rikthen atë dy javë para fundit të këtij sezoni në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit tani grumbullon 66 pikë, një më shumë se vendi i katërt dhe katër më shumë se vendi i pestë dhe gjashtë, Milani dhe Roma, prandaj një fitore javën e ardhme ndaj Napolit do t’ia siguronte edhe matematikisht pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të garës më elitare evropiane për klube.

I pyetur pas ndeshjes rreth thashethemeve se Interi ka arritur marrëveshje me Antonio Conten, Spalletti tha se mediat kanë shkruar lajme të tilla tash e tre muaj.

“Për tre muaj është thënë  gjëja e njëjtë. La Gazzetta dello Sport e ka shkruar të njëjtën gjë për tre muaj. Nëse dikush thotë çdo ditë se nesër do të bjerë shi, atëherë një ditë do të bjerë”, tha Spalletti.

“Ju më pyesni për të njëjtën gjë çdo ditë dhe unë nuk dua të jem i pasjellshëm dhe të mos përgjigjëm. Nëse Gazzetta dello Sport e shkruan të njëjtën gjë çdo ditë tash e tre muaj, atëherë ajo duhet të dijë diçka”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...