Spalletti nuk di asgjë për Tottin

PUBLIKUAR

Francesco Totti mund të mos jetë titullarë në ndeshjen lamtumirëse, edhe pse Spalletti nuk e di nëse legjenda e Romës do të pensionohet në fund të sezonit.

Luciano Spalletti nuk është i sigurt nëse legjenda e Romës, Francesco Totti, do të pensionohet pas ndeshjes së fundit në Serie A për këtë sezon, që zhvillohet në vikend.

Roma ndeshjen e fundit e luan të dielën ndaj Genoas në “Olimpico”, ku Totti pritet të paraqitet për herë të fundit me fanellën që e mbajti të veshur për 25 vite.

Më shumë se 68 mijë tifozë, sa është edhe kapaciteti i stadiumit “Olimpico”, mund t’i thonë lamtumirë Tottit, që pritet të jetë ndeshje e tij e fundit zyrtare, pasi 40 vjeçari do të pensionohet.

Por, trajneri Luciano Spaletti, nuk e di se çfarë do të ndodh me Tottin, derisa konfirmoi se ai mund të mos jetë titullarë, pavarësisht se mund të jetë sfida e fundit për të.

“Nuk po mendoj për asgjë tjetër se sa për ndeshjen Roma-Genoa, dhe nuk e di nëse me të vërtetë kjo do të jetë ndeshja lamtumirëse për Tottin”, tha ai për Gazzetta dello Sport.

“Ai duhet të tregojë se çfarë ka në plan të bëjë dhe unë ende nuk di asgjë për këtë”, shtoi Spalletti.

“Sigurisht, gjatë ndeshjes, ai do të ketë mundësin që t’i ndihmojë shokët e tij që të fitojnë kualifikimin në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve”, theksoi mes tjerash trajneri Romës.

Totti ka bërë 17 paraqitje në Serie A këtë sezon, ka shënuar dy gola për Romën, që janë në pozitën e dytë në renditje, një pikë para Napolit dhe po luftojnë për të siguruar kualifikimin direkt në Champions. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...