Radja Nainggolan është i gatshëm që të jetë pjesë e skuadrës së Interit në ndeshjen ndaj Genoas, mirëpo do të luajë vetëm nga banka rezervë sipas trajnerit Luciano Spalletti.
Nainggolan ka munguar që nga derbi ndaj Milanit, pas lëndimit që kishte marrë në ndeshje nga lucas Biglia, transmeton Gazeta Express.
“Do ta marrë Nainggolanin me vete”, tha Spalletti.
“Ai do të jetë me grupin dhe mund të luajë për 30 minuta për shkak të karakterit që ka për të qenë bashkë me skuadrën”.
Interi i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A, dhe të martën luanë kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/


