Luciano Spalletti i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të mos bëjnë lëshime si ato që bënë në ndeshjen kundër Sampdorias.
Giallorossët krijuan epërsi të dyfishtë, mirëpo mysafirët e ngushtuan rezultatin dhe kah fundi kanë mundur edhe të barazojnë me anë të Antonio Cassanos dhe Mattia Cassanit, i cili e goditi shtyllën.
“Zhvilluam një ndeshje, e cila ishte e lehtë për t’u kontrolluar, thjesht duhej ta mbanim topin”.
“Pastaj erdhi një moment konfuzioni dhe e gjithë puna e mirë, për pak sa nuk u bë pluhur e hi”.
“Për fat të mirë fituam, sepse shumë lehtë kemi mundur të ndëshkohemi në fund”, ka thënë trajneri për Mediaset Premium. /Telegrafi/


