Luciano Spalletti dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin italian, Eder
Strategu italian, Luciano Spalletti pas emërimit në krye të Interit menjëherë ka nisur t’i bëjë planet për sezonin e ri.
Sipas Sky Sport, ish-trajneri i Romës ka njoftuar drejtuesit e klubit se dëshiron ta mbajë në skuadër sulmuesin italian, Eder, përcjell Express.
Reprezentuesi i Italisë është transferuar te “Nerazzurët” në vitin 2016 nga skuadra e Sampdorias.
Ai me ekipit nga San Siro deri më tani ka luajtur 46 ndeshje, derisa ka realizuar vetëm 9 gola. /Express/



