Spalletti: Icardi e ka turpëruar Interin

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti ka pohuar se saga Mauro Icardi e ka turpëruar Interin para ndeshjes së parë të 1/16 së finales kundër Rapid Viennës në Evropa Ligë.

Të mërkurën në mëngjes, Interi ia mori Icardit shiritin e kapitenit dhe e emëroi Samir Handanovicin kapiten të ri të klubit, transmeton Gazeta Express.

Kjo bëri që sulmuesi argjentinas ta refuzojë thirrjen e trajnerit Spalletti për ndeshjen e Interit në Austri.

Zikaltrit udhëtuan drejt Vjenës pa sulmuesin kryesor dhe tani do të llogarisin në sulmuesin tjetër argjentinas, Lautaro Martinez.

“Asgjë nuk ka ndryshuar nga pikëpamja teknike, por ne jemi turpëruar dhe fatkeqësisht nuk do ta kemi atë [Icardin] në dispozicion nesër”, tha Spalletti.

“Por, ne jemi në gjendje të llogarisin në dike si Lautaro i cili i tregoi cilësitë ndaj Parmës. Do të kemi nevojë për të në Vjenë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...