“Spalletti ende nuk mund të krahasohet me Mourinhon”

PUBLIKUAR

“Luciano Spalletti duhet të fitojë trofe para se të krahasohet me Jose Mourinho”, thotë ish ylli i Interit, Lucio.

Interi fitoi 5:0 ndaj Chievos duke rrëmbyer kreun në Serie A dhe duke dhënë sinjale se është një ndër pretendentët për Scudetto dhe gjithçka do të konfirmohet të dielën, pasi do të përballet me kampionin, Juventusin.

Spalletti ka marrë lavdërime nga më të ndryshme për këtë fillim sezoni, pasi skuadra e tij ende nuk dinë për humbje në Serie A. Por, legjenda e Interit, Lucio, thotë se ai duhet të fitojë trofe për të lënë gjurmë si Jose Mourinho.

“Spalletti si Mourinho? Fillimisht, dua të them se nuk më pëlqejnë këto lloj krahasime”, tha fituesi i Kupës së Botës.

“Mourinho shkroi histori, ai është fitues dhe tashmë e ka dëshmuar se puna dhe filozofia e tij kanë qenë të suksesshme”, shtoi ai.

“Ai është tip i njërit që gjithmonë dëshiron të fitojë. Trajneri i ri i Interit ka rrugë të gjatë para vetës. Ai duhet të fitojë trofe nëse dëshiron të krahasohet me Mourinhon”, theksoi mes tjerash Lucio. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...