Spalletti e sqaron vendimin për t’ia marrë Icardit shiritin e kapitenit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka sqaruar vendimin e klubit të tij për t’ia marrë shiritin e kapitenit Mauro Icardit, duke thënë se ky vendim nuk ishte kundër futbollistit, por ishte për më të mirën e klubit.

Problemet rreth Icardit kanë shpërthyer gjatë ditëve të fundit, pasi që klubi zikaltër ia hoqi atij shiritin e kapitenit për shkak të komenteve të agjentes dhe bashkëshortes së tij, Wanda Naras, në televizion për negociatat e rinovimit të kontratës të argjentinasit, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas nuk pritet të marrë pjesë as në ndeshjen e nesërme të Serisë A, kundër Sampdorias. Përkundër që besohet se arsyeja të jetë për shkak të këtyre incidenteve, zyrtarisht thuhet se është për shkak të një lëndimi.

Pas këtij vendimi të Interit, Icardi e hoqi veten nga lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e Evropa Ligës, duke sugjeruar në rrjetet sociale se ishte i lënduar, mirëpo Spalleti më vonë tha se ky kishte qenë vendimi i sulmuesit.

“Vendimi për Icardin ishte shumë i vështirë dhe i dhimbshëm, mirëpo roli që ti e ke do të thotë që gjëja më e rëndësishme është që të tregohesh i drejtë”, ka thënë trajneri Spalletti.

“Ne i kemi dyert e hapura për të në zhveshtoren dhe ia themi të gjithëve ato që kemi për t’ia thënë, para fytyrës, dhe gjithmonë jemi të qartë. Vendimi i marrë nuk ishte kundër Icardit, por ishte për Interin. Kjo është biseda që e patëm dje me të”.

“Nuk mund të ulem këtu dhe t’i sqaroj të gjitha detajet, mirëpo ishte një vendim i marrë për shkak të drejtësisë. Si pasojë, ne duhet t’i përgjigjemi klubit dhe tifozëve të klubit. Siç thashë, drejtësia sa i përket interesit të ekipit gjithmonë vjen në rend të parë. Koncepti i ekipit është koncepti i një bashkësie”.

“Ne e dimë se vendimi i tij e ka bërë më të vështirë për të gjithë, Icardi është një lojtar shumë i talentuar, kështu që ne duhet ta vlerësojmë të gjithë potencialin e të gjithë lojtarëve të skuadrës sonë”.

Sulmuesi argjentinas nuk pritet të marrë pjesë as në ndeshjen e nesërme të Serisë A, kundër Sampdorias. Përkundër që besohet se arsyeja të jetë për shkak të këtyre incidenteve, zyrtarisht thuhet se është për shkak të një lëndimi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...