Spalletti: Do të qëndroja në Interi për 100 vjet, por i takon klubit të vendosë

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti ka këmbëngulur se do t’ia përkushtonte të ardhmen e tij Interit edhe për 100 vjet, por e pranoi se i takon klubit të vendosë nëse dëshiron ta mbajë atë në pozitën e trajnerit apo jo.

Pas barazimit të Interit 1:1 kundër Juventusit të shtunën në Serie A, trajneri i zikaltërve Spalletti foli edhe për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se dëshiron të mbetet në klub, transmeton Gazeta Express.

Ai u pyet për të ardhmen e tij pas thashethemeve se ai mund të zëvendësohet nga Antonio Conte apo Jose Mourinho pas përfundimit të këtij sezoni.

“Ky nuk është problem, klubi do të vendosë. Me qejf do të qëndroja për 100 vjet, por është e drejtë që Interi të vendosë se çfarë është më mirë për klubin|, tha Spalletti.

“Interi ka njerëz të cilët dinë si të marrin vendime dhe mbi të gjitha ta mbrojnë klubin”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...