Spalletti: Do të na duhet më shumë se një natë pa gjumë për ta pranuar

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti ka thënë se humbja e Interit 3-2 ndaj Juventusit do të shkaktojë më shumë se një natë pa gjumë për “Zikaltrit” për ta pranuar, duke shtuar se nuk është dashur të përfundonte ashtu.

Interi luajti me 10 lojtarë për më shumë se 70 minuta, pasi Matias Vecino mori karton të kuq në mënyrë kontroverse, derisa Miralem Pjanic ishte me fat që s’u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, transmeton Gazeta Express.

“E kam të vështirë ta vlerësoj… nuk mendoj se situatat u trajtuan në mënyrë të barabartë”, tha Spalletti për Mediaset Premium duke iu referuar ndarjes së drejtësisë në fushë nga Daniele Orsato.

“Mbi të gjitha, ndeshjen e humbëm sepse përdorem shumë energji duke luajtur me 10 lojtarë. Në fund, ai barazim 2-2 ishte kaotik dhe i pafat. Ekipi meritoi rezultat më të mirë. Kjo ndeshje do të thotë shumë për ne, për tifozët, për të gjithë. Do të duhet më shumë se një natë pa gjumë për ta pranuar këtë”, shtoi ai. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...