Spalletti dëshiron vazhdimësi

PUBLIKUAR

Kampionati italian Serie A duket se po bëhet më interesant çdo ditë e më shumë.

Pas barazimit të Juventusit skuadrat nga vendi i pestë dëshirojnë të futen në garë për titull nga plani i dytë.

Interi në anën tjetër ka fituar dhe ka kaluar Romën në renditje e cila do të përballet me Palermon dhe trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar maksimumin e pikëve.

“Do të luajmë ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm si Palermo që ka treguar ndeshje të bukura kohëve të fundit”.

“Ne kemi punuar edhe pas disfatës ndaj Real Madridit dhe jemi të gatshëm për të vazhduar me fitore në Serie A”.

“Kam grumbulluar lojtarët e duhur për këtë sfidë, ndërsa nga fillimi mund të startojë edhe Totti që ka punuar mirë, por minuta mund të ketë edhe për Kevin Strootmanin që tani është me ne”, deklaroi Spalletti.

Ndeshja mes Romës dhe Palermos luhet në mbrëmje me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...