Spalletti: Barcelona e meritoi barazimin, por ajo nuk ishte penallti

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti ka pranuar se Barcelona e ka merituar barazimin ndaj Napolit në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Mirëpo, trajneri i Napolit ka thënë se nuk ishte penallti momenti i prekjes së topit me dorë nga Juan Jesus.

Partenopei e nisën për mrekulli takimin në Camp Nou duke kaluar në epërsi me golin e Piotr Zielinski pas angazhimit të Eljif Elmas.

Edhe pse Blaugranët e dominuan lojën në gjysmën e dytë, nuk po arrinin të shënonin dhe e barazuan rezultatin vetëm nga penaltia, kur Jesus e preku me maja të gishtave një top të goditur nga Adama Traore në zonë.

 

“Me gjithë respektin, do të them se Barcelona e meritoi barazimin, por ajo penallti ishte jo-ekzistente. Nuk ndryshoi drejtimi. Nuk ia preku majat e gishtave, ia preku gishtin e vogël. Edhe krahu dukej të ishte në pozitë natyrale”.

“Ose mbrojtësit duhet t’i mbajnë vazhdimisht duart pas shpine, gjë që jua kufizon lëvizjen gjatë vrapimit, ose nuk e di se çfarë duhet të bëjnë. Siç thashë, Barcelona e meritoi një gol të barazimit, por ajo nuk ishte penallti”, ka deklaruar Spalletti për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...