Spalleti: Thirrjet raciste nuk duhet të ndodhin

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka reaguar pas thirrjeve raciste që janë bërë në drejtim të mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly gjatë ndeshjes së mbrëmshme, të cilën e fitoi Interi me rezultatin 1-0.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar që ndeshja të suspendohet për shkak të thirrjeve raciste, mirëpo asnjë aksion nuk është ndërmarrë, transmeton Gazeta Express.

“Thirrjet raciste nuk duhet të ndodhin”, ka thënë Spalletti.

“Nëse 65 mijë njerëz vijnë të shikojnë ndeshje për Krishtlindje, ata duan diçka tjetër, Ky është futbolli që italianët dhe njerëzit rreth botës dëshirojnë ta shijojnë”.

Me këtë fitore Interi mbetet në pozitën e tretë me 36 pikë, pesë më pak se Napoli në pozitën e dytë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...