Spahiu thotë se revolucioni po vjen, në stilin e Ukrainës: Rama ka dy bunkerë të mbushur me para (Video)

PUBLIKUAR

Edi Ramën dhe Erjon Velinë po i ruajmë dhe në momentin e duhur do t’i sulmojmë dhe do t’i fusim fizikisht në kazanë plehrash dhe më pas do t’i nxjerrim nëpër Tiranë, ka thënë kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës zhvilluar me Turjan Hyskën, në emisionin e tij Oktapod.

Edhe pse moderatori e konsideroi si një skenar disi fiktiv, Spahiu këmbënguli duke shpjeguar se ky është një aksion që AKZ do ta ndërmarrë herët a vonë.

Sipas tij, në Shqipëri ka ardhur momenti i revolucionit, ndaj duhet vepruar sipas modelit ukrainas.

Kreu i AKZ i kërkoi opozitës, LSI-së, Ben Blushit dhe ndjekësve të tij, të grisin mandatet e deputetëve, e ta lënë Ramën me 32 deputetë.

Sipas tij, Rama kërkon t’i bëjë gropën Metës me duart e të tjerëve. Ndërsa, ka shkuar edhe më tej në këtë intervistë “të pazakontë”, duke thënë se në Surrel, Edi Rama ka tre bunkerë: njërin ku banon dhe dy të tjerë të mbushur me paratë e fituara.

Kreshnik Spahiu u shpreh se së shpejti do të publikohet intervista e një gruaje, e cila ka kërkuar azil në Gjermani, pasi kërcënohet me jetë. Shkak për këto kërcënime, sipas gruas, është fakti se ajo ka punuar si numëruese parash, pikërisht në njërin nga bunkerët e Ramës.

Lidhur me marrëdhënien Rama-Kokëdhima, kryetari i AKZ tha se Kokëdhima është ndërmjetësi i Ramës me ish-KGB-në dhe bizneset ruse në Shqipëri.

Ai njoftoi se do të ketë një tjetër aksion nga Aleanca Kuq e Zi, i cili do të mbahet ende sekret, por që do të jetë krejt i ndryshëm nga ata që janë parë deri më sot. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë një përditësim mbi situatën meterologjike në vend. IHMK thotë...

Hoti: Me shantazhin për zgjedhje, nuk arrihet asgjë!

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme...

Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën...