Southgate: Nuk u këndella për një muaj që i pësuam tre gola nga Kosova

PUBLIKUAR

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate thotë se i dhemb ende që ekipi i tij i pësoi tre gola muajin e kaluar nga Kosova, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate nuk e ka harruar ende ndeshjen me Kosovën, e cila ishte zhvilluar muajin e kaluar, në kuadër të fazës kualifikuese të Euro 2020, shkruan Gazeta Express.

“Tre Luanët” do të luajnë sonte me Republikën Çeke si mysafirë, ndërsa një fitore eventuale e Anglisë do t’i kryente shumë punë Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit për në Euro 2020.

Anglia e kishte mundur Kosovën me rezultat 5:3, por trajneri anglez e ka përjetuar rëndë faktin se ekipi i tij i pësoi tre gola nga “Dardanët”.

“Njëra prej vështirësive të punës është që ne po flasim për ndeshjen kundër Kosovës dhe ne nuk ishim të kënaqur nga ajo lojë. Kështu, fituam 5:3, dhe kam qenë në humor të keq për një muaj”, është shprehur trajneri anglez.

Kosova, edhe pse humbi, bëri paraqitje të madhe në Angli, duke shënuar tre gola, dy herë me Valon Berishën dhe një herë me Vedat Muriqin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...