Southgate dëshiron të luajë me Sterlingun “shembullor” kundër Kosovës

PUBLIKUAR

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka lajmëruar se ai thjesht do ta zgjedhë në formacionin e parë Raheem Sterlingun për ndeshjen kualifikuese për EURO 2020 kundër Kosovës të dielën.

Sulmuesi Raheem Sterling, i cili do të mungojë në ndeshjen e së enjtes kundër Malit të Zi për shkak se është dënuar për incidentin me bashkëkombësin Joe Gomez, ka shfaqur sjellje shembullore sipas trajnerit të Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Dyshja Raheem Sterling dhe Joe Gomez u zunë mes vete gjatë përballjes mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt në Anfield të dielën, ndërsa u ribashkuan vetëm rreth 24 orë më vonë, kur u grumbulluan në Kombëtaren e Anglisë, transmeton Gazeta Express.

Sterling raportohet se e kishte kapur për qafe Gomezin dhe i kishte thënë: “A je ende ai burri i madh?”, para se të ndaheshin nga bashkëlojtarët e tyre dhe gjyqtari.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, vendosi ta lërë Sterlingun jashtë skuadrës për ndeshjen e së enjtes kundër Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, për shkak se ai e kishte nisur zënkën.

“Me atë vendim, ne menjëherë i dhamë fund kësaj ngjarjeje. Mënyra se si Raheemi është stërvitur është shembullore. Natyrisht unë nuk e di se çfarë do të ndodhë saktësisht kundër Malit të Zi, por normalisht Sterlingu do të kthehet në ekipin e parë pas kësaj”, ka thënë Southgate.

“Nuk besoj se ai është i lumtur që do të mungojë në ndeshjen kundër Malit të Zi, Por, unë e kuptoj këtë sepse Raheemi është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është shembullor në stërvitje dhe e shijon futbollin”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...