Sot takohen Erdogan dhe Putin në Rusi

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin pritet të takohen sot për herë të parë prejse marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë përkeqësuar pas incidentit të vitit të kaluar kur një aeroplan rus u rrëzua nga ushtria turke.

Para takimit të sotëm në Shën Petersburg, Erdogani ka thënë se ai dëshiron rinisjen e marrëdhënieve me Rusinë nga një kënd i ri dhe rifillimin e bashkëpunimit në disa sektorë.

“Një faqe e re do të hapet në lidhjet ruso-turke. Kjo faqe e re do të përfshijë ushtrinë, ekonominë dhe bashkëpunimin kulturor”, Erdogan ka thënë gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve, Tass.

Lidhjet bilaterale janë përkeqësuar kur Turqia e rrëzojë një aeroplan luftarak rus në kufirin e Sirinë, nëntorin e vitit të kaluar.

Rusia më pas kishte vendosur sanksione ndaj Turqisë duke iu ndaluar rusëve që të shkojnë edhe për turizëm në Turqi, transmeton Rel.

Ky takim mbahet derisa Turqia ka marrëdhënie të tendosura me perëndimit pas dështimit të një grusht shteti gjatë të cilit në Turqi u vranë 230 persona.

Turqia e akuzon perëndimin se tregohet më e shqetësuar rreth shtypjes së grusht shtetit se sa vet për puçin kundër regjimit të Erdoganit.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...