Sot simbol i luftës dhe vuajtjeve, dikur evropianët shkonin me të madhe atje! (Foto)

PUBLIKUAR

Për shekuj me radhë, Aleppo ishte një nga qytetet më të mëdha dhe më të njohura jo vetëm në rajon.

Ishte qyteti i tretë më i madh i Perandorisë Osmane dhe qyteti më i madh në Siri.

Por, sot Aleppo është simbol i luftës dhe vuajtjeve.

Mijëra njerëz janë larguar prej andej duke kërkuar strehim në Evropë.

Por ndërsa kjo lëvizje emigrantësh ka provokuar kriza të forta në politikën europiane, Spiegel sjell disa foto të rralla, që tregojnë se para 72 vitesh ishte ndryshe.

Në atë kohë ishin evropianët që arratiseshin në drejtim të Aleppos dhe Damaskut.

Dhjetëra mijëra njerëz largoheshin nga konflikti më i madh në histori, nga Lufta e Dytë Botërore, për të jetuar në afërsi të Aleppos.

Një rrjet i organizuar nga 44 shtete sillte ndihma për të gjithë refugjatët.

Shumica e refugjatëve ishin polakë, grekë, jugosllavë, etj.

Në kampet e refugjatëve u hapën shkolla dhe u ngritën punishte. /mapo.al/

SHIKO MË SHUMË

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së,...