Sot numërohen votat e fundit, KQZ afër shpalljes së rezultateve përfundimtare

PUBLIKUAR

 

Të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar procesi i rinumërimit të votave në 43 vendvotime. Pas përfundimit të këtij rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara, të zgjedhjeve të 17 tetorit, raporton Express

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi ka njoftuar se numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara do të fillojë sot në orën 11:00.

“Sot, në orën 11:00, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta”, ka deklaruar ai.

Elezi tha se pritet që gjatë ditës së martë, KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.

“Pas përfundimit të procesit për këto 43 vendvotime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Besojmë që ky proces do të përmbyllet gjatë ditës së martë. Kjo do t’i hapte rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave”, ka deklaruar Elezi.

SHIKO MË SHUMË

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...

Gjendet e vdekur gruja e zhdukur në Deçan, nga FSK-ja japin detaje

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan. Kjo është konfirmuar...