Sot në rend dite ndryshimet për mediumet, MPB-në dhe Qeverinë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit e katër partive politike parlamentare duhet të takohen për të ri-negociuar për ligjin e mediave, MPB-së dhe qeverisë. Pas votimit të ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet tash në rend dite për katër ”shpëtimtarët” e shtetit është vendimi se si do të funksionojnë mediat, qeveria kalimtare dhe policia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sa ju përket mediumeve, duhet të caktohet personi i cili do të emërohet kryeredaktor i servisit publik, RTVM. Gjithashtu duhet të caktohen edhe anëtarët e komisionit ad-hoc të cilët do të ndjekin punën e mediumeve për 100 ditë. Këto hapa, sipas ekspertëve janë problematike.

Sa i përket MPB-së dhe qeverisë, do të vendoset që me publikimin zyrtar të rezultateve zgjedhore nga KSHZ, do të duhet të japin dorëheqje të gjithë ministrat. Gjithashtu do të vendoset për 15 ndryshime kadrovike në nivel të udhëhëqësve në MPB.

Të premten e kaluar, partitë duhej të diskutonin ndryshime në Kodin Zgjedhor gjatë tërë ditës e pastaj i njejti të votohej pas mesnate./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka folur për qëndrimin e partisë së tij lidhur...

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Nika është shtyrë me kërkesë të vetë të...

Latifi: Mjetet publike s’janë të një partie politike, qytetari s’duhet të dënohet për mënyrën se si ka votuar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po i diskriminon...