Sot ndërpritet qarkullimi në rrugën Prishtinë – Ferizaj (Banullë)

PUBLIKUAR

 Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri ne Banullë.

Kjo për shkak të asfaltimit të shtresës së tretë në rrethrrotullimin e rrugës nacionale Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Banullë.

“Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqen e madhe të shtrimit me asfalt, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vije deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri ne Banullë”.

“Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, kjo pjesë e kësaj magjistrale do të jetë e mbyllur nga ora 7:00 deri në ora 19:00. Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga qytetarët mirëkuptim si dhe gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera afër këtij lokaliteti”, thuhet në një njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...