Sot mot më stabil, nesër ndryshon pak

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot më stabil, me  temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit.

Minimalet gjatë ditës do të jenë ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Të premten, sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.

Vikendi parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...