Sot mot me diell dhe vranët, vende-vende me reshje shiu

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe këtë javë vendi mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Instituti njofton se i nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet , duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës.

Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj bëhet apel për kujdes dhe respektim të këshillave të  IKSHP dhe IHMK. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...