Të dielën pritët që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit
Në këtë garë nga partitë politikë janë: Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Nikaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re, Vehbi Berisha nga Partia Fjala dhe Xhavit Drenori kandidat i pavarur.
Kjo fushatë zgjati pesë ditë, e cila do të ndërpritet sot.
Partitë të cilat nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje janë AAK dhe Vetëvendosje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot do të mbajnë konferencë të përbashkët me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit./GazetaExpress/


