Sot mbahet maratona e Ohrit në not

PUBLIKUAR

Sot në mesditë fillon maratona e notit në Liqenin e Ohrit. Nga 9 notues meshkuj dhe po aq femra, do të përbëhen ekipet e shtatë shteteve pjesëmarrëse, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Korsia e gjatë 30 kilometër, fillon në Shën Naum dhe mbaron në portin e liqenit të Ohrit. Notuesit e parë do të arrijnë cakun diku pes orë pas fillimit të garës.

Maratona e Ohrit konsiderohet si aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv në Maqedoni dhe mbahet nën patronazhin e kryetarit të shtetit. Kjo maratonë është pjesë e serisë ”Grand Prix” të Federatës ndërkombëtare të notit (FINA).

Përveç parave prej 10.000$, fituesit do të sigurojnë edhe pikë ndërkombëtare. Vendi i parë do të fitojë 15 pikë, i dyti 11 pikë, i treti 9 pikë, i katërti 7, kurse i teti do të fitojë 3 pikë. Secili që do të arrijë në cak, më së paku gjysëm ore nga fituesi, do të fitojë 2 pikë.

Ndryshe, Maratona e Ohrit mbahet që nga viti 1992. Rekorderi i kësaj maratone është francezi, Reymond Axel me kohë prej 5 orë e 9 minuta e 54 sekonda

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...