Sot hapet aplikimi për viza pune në Ambasadën e Gjermanisë, kjo është procedura

PUBLIKUAR

Nga sot qytetarët e interesuar për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë do ta kenë mundësinë që për më shumë se dy javë të aplikojnë për vizë në këtë ambasadë, shkruan Gazeta Express.

Por, ndryshe nga herët e tjera, procedura për pajisje me vizë pune gjermane është ndryshuar nga kjo e hënë.

Qytetarët e Kosovës që duan të marrin vizë gjermane, nga 1 dhjetori e deri më 17 dhjetor do ta kenë sistemin e hapur për aplikim dhe se përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.

Pavarësisht se sa aplikojnë, brenda një muaji me vizë pune mund të pajisen rreth 450 persona. Në njoftimin e Ambasadës lëshuar të hënën thuhet se procedura e shortit do të mbikëqyret në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga sot në orën 14:00 deri më 17 dhjetor në orën 12:00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...