Sot, 20 vjet u bë trajner i Arsenalit: Këto janë të arriturat e Arsene Wengerit (Foto)

PUBLIKUAR

Sot është ditë e veçantë për trajnerin francez dhe një ndër më të mirë që ka njohur bota e futbollit.

Bëhet fjalë për Arsene Wenger, i cili sot feston 20 vjetorin në krye të skuadrës së Arsenalit.

Pikërisht më 22 shtator të vitit 1996 francezi atëbotë 46-vjeçar morri drejtimin e Gunners prej britanikut, Pat Rice, transmeton Telegrafi.

ww

Wenger ka lindur në Strasburg dhe është rritur në Duttlenheim të Francës. Ai u bë futbollist me këmbënguljen e të atit, i cili menaxheri i një ekipi. Pas një karriere modeste si futbollist, ku bëri karrierë në disa klube amatore, Wenger diplomoi për menaxher të futbollit në vitin 1981.

Shumë ekspertë të futbollit i japin kredi francezit për kontributin në revolucionin e futbollit në Angli, në fund të viteve 1990, ku ndikoi në mënyrën e stërvitjeve personale dhe dietave të lojtarëve.

Madje, Wenger morri edhe pseudonimin “Le Professeur” (Profesori) prej tifozëve të klubit londinez dhe mediat britanike shkaku i sjelljeve të zellshme.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...