Sopa: Kosova jonë nuk e meriton të vazhdojë të mbetet në krizë institucionale

PUBLIKUAR

Asambleisti nga radhët e LDK-së në Lipjan, Fadil Sopa së fundmi ka komentuar situaten politike që po kalon vendi.

Sopa përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje që të mblidhet organi ekzekutiv të LDK-së, Këshillit të Përgjithshëm dhe të merren vendim unanim duke u bazuar në parime meritore që t’i jepni drejtim përfundimtar negocimit politik në mes të LDK-së dhe LVV-së

Postimi i plotë nga Sopa:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Kërkojë nga ju që të ftoni mbledhjen e organit ekzekutiv të LDK-së, Këshillit të Përgjithshëm dhe të merrni vendim unanim duke u bazuar në parime meritore që t’i jepni drejtim përfundimtar negocimit politik në mes të LDK-së dhe LVV-së, për të nënshkruar marrëveshjen e shumëpritur apo të ndërpreni negociatat përfundimisht.

Kosova jonë nuk e meriton të vazhdojë të mbetet në krizë institucionale, andaj është koha të veproni sa nuk është bërë tepër vonë.

Me respekt!
FS

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...