Sonte në “Personale” të TV Dukagjinit rrëfen Enes Goga (Video)

PUBLIKUAR

Enes Goga, kryeimam i BIK-ut në Pejë dhe njëri nga hoxhallarët e arrestuar në vitin 2014 nën dyshimin për nxitje të ekstremizmit fetar do të flas sonte prej orës 20:00 më emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Goga do të tregojë për herë të parë nëse ka pasur në Kosovë organizata që kanë rekrutuar të rinjtë në Siri dhe se viktima të kujt sipas tij ishin Lavdrim Muhaxheri me shokë?!

Goga do të flasë gjerë e gjatë për Vahabizmin në Kosovë dhe rrymat ekstreme fetare, si dhe për nevojën ose jo që në Kosovë të zbatohen pjesë të Sheriatit.

“Personale” me autore Krenare Vokshi-Shala, është emision ku personalitete të artit, politikës e medias tregojnë të pathënat e tyre.

Emisionin do të mund ta ndiqni prej orës 20:00 drejtpërdrejt edhe në Telegrafi.com.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...