Sonte në orën 20:00 transmetohet emisioni i radhës i Fidan Jupollit në Gazetën Express me mysafirë Arban Abrashin, Agim Aliun dhe Imri Ahmetin.
Emisionin mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Gazetës Express në Facebook si dhe në sajtin e Expressit.
Përballë gazetarit Fidan Jupolli do të jetë kandidati i LDK’së për Prishtinën, Arban Abrashi, i cili flet për marrëveshjen e arritur mes Shpend Ahmetit dhe Selim Pacollit.
A po ndihet i rrezikuar Abrashi pas koalicionit të sotëm në kampin tjetër?
Kush është Shpendi i vërtetë, sipas Arban Abrashit?
I ftuari tjetër i Fidan Jupollit është kandidati i PDK’së në Ferizaj, Agim Aliu, i cili tregon nëse do të bëjë marrëveshje për ta mposhtur Muharrem Sfarqën.
E, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti flet për fitoren e tij në raundin e parë dhe për kontestimet e fitores nga ana e PDK’së.
Për këto dhe shumë çështje të tjera, ndiqeni sonte në orën 20:00 emisionin e Fidan Jupollit me të ftuarit e tij.


