Sonte mbahet gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2020”, kësaj radhe virtualisht

PUBLIKUAR

Pandemia i prishi planet edhe për festivalin më të madh në Evropë, “Eurovision”.

Festivali “Eurovision” këtë vit ishte paraparë të mbahej në Holandë, saktësisht në Roterdam, shkruan lajmi.net.

Por, për shkak të përhapjes së pandemisë, festivali u anulua, megjithatë organizatorët kanë gjetur një tjetër formë të organizimit të festivalit.

Në vend të “Eurovision 2020” do të mbahet “Eurovision: Europe Shine A Light” dhe transmetohet në 46 vende të botës.

Shfaqja virtuale do të prezantohet nga Chantal Janzen, Edsilia Rombley dhe Jan Smit, ndërsa transmetohet në faqen zyrtare të “Eurovisionit” në YouTube.

Sonte do të mbahet gjysmëfinalja e parë, ndërsa sipas njoftimit të EBU-së, gjysmëfinalja e dytë mbahet të enjten (14 maj).

Shqipëria përfaqësohet nga Arilena Ara me këngën “Fall from dhe sky”, të cilës dje ia finalizoi edhe videoklipin.

Artistja pritet të garojë në natën e dytë gjysmëfinale të këtij festivali, ndërsa shfaqja virtuale pritet të transmetohet edhe në RTSH dhe RTK.

Në natën e parë pritet të paraqitet edhe nikoqiri i festivalit, Holanda.

Kujtojmë se EBU javë më parë mori vendim që këngët garuese të këtij viti të mos kenë mundësi të hyjnë në garë vitin e ardhshëm, ani pse artistët e njëjtë mund të marrin pjesë në garë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...