Sonte kompletohet e teta e finales së Ligës së Kampionëve, katër skuadra i kërkojnë dy biletat e fundit

PUBLIKUAR

Sonte do të kompletohet e teta e finales së Ligës së Kampionëve. 14 skuadra tashmë kanë shkuar tutje, kurse dy të tjera do ta presin sonte nga një biletë për fazën tjetër. Milani, Salzburgu, Leipzigu e Shakhtari do t’i kërkojnë dy pozitat e fundit që çojnë në fazën eliminuese

Sonte do të kompletohet e teta e finales së Ligës së Kampionëve.

14 skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa dy të tjera do ta bëjnë një gjë të tillë pas dueleve të sontme në grupet E,F,G dhe H.

Katër skuadra, Milani, Salzburgu, Shakhtari dhe Leipzcigu t’i kërkojnë dy biletat e fundit për fazën e ardhshme.

“Rossoneri” janë në pozitë më të favorshme sesa Salzburgu në Grupin E, shkruan “Gazeta Express”.

Kuqezinjtë aktualisht i kanë 7 pikë, kurse austriakët një më pak.

Për këtë arsye, ekipit të Stefano Piolit do t’i konvenonte edhe një barazim në shtëpi për të avancuar tutje.

Për çdo rast, për të mos rrezikuar, kampioni italian synon t’i gëzojë tifozët e tij në San Siro me një fitore.

Nga ana tjetër, austriakët s’kanë çka humbin dhe do ta kërkojnë fitoren në Milano.

Edhe Grupi F do ta sjellë një duel interesant dhe vendimtar.

Shakhtar Donetsk do ta presë Leipzigun, në duelin përcaktues për pozitën e dytë dhe rrjedhimisht, kualifikimin.

Momentalisht, gjermanët i kanë 9 pikë dhe do të mjaftoheshin me një barazim, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, ukrainasit janë 3 pikë prapa dhe duhet të fitojnë gjithsesi për të shkuar në fazën eliminuese.

Ndërkaq, mbrëmë, Tottenhami dhe Frankfurti e siguruan kualifikimin pasi i fituan duelet përkatëse. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...