Sondazhet, sinjal i zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Publikimi i sondazheve se cilat parti politike kanë përkrahje më të madhe nga qytetarët dhe cilët politikanë janë më të preferuar për kryeministër të vendit, gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, vlerësohet se janë sinjal për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, kompani të ndryshme vendore kanë filluar të nxjerrin sondazhe se cilat subjekte politike mund të fitojnë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe cilët kandidatë partiakë kanë përkrahje më të madhe për kryeministër të vendit.

Ditë më parë është publikuar sondazhi i kompanisë vendore “Ubo Consulting”, sipas të cilës, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këto ditë, 24.1 për qind e qytetarëve do ta votonin PDK-në, 23.3 për qind Lëvizjen “Vetëvendosje”, ndërsa përkrahja e qytetarëve për LDK-në e kryeministrit Isa Mustafa, sipas këtij sondazhi, do të bjerë nën 20 për qind, shkruan gazeta ‘Zëri’.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...