Sondazh: Ancelotti, Simeone apo Low, cili është “Trajner i Vitit 2014”?

PUBLIKUAR

Sondazh: Ancelotti, Simeone apo Low, cili është “Trajner i Vitit 2014”?

Fituesit e Kupës së Botës, Ligës së Kampionëve dhe La Ligas do të ballafaqohen për shpërblimin e “Trajnerit të Vitit 2014” dhe ne duam të dëgjojmë edhe mendimin tuaj se cili prej tyre e meriton të shpallet më i miri.

Është e vështirë të mbahet mend ndonjë garë më e ngushtë mes trajnerëve për ta fituar këtë shpërblim, me tre kandidatë kaq të jashtëzakonshëm si Joachim Low, Carlo Ancelotti dhe Diego Simeone.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ishte ai që befasoi të gjithë gjatë edicionit të kaluar duke e ngritur skuadrën e tij në një tjetër dimension, pasi arriti ta fitojë La Ligan në përballje direkte me dy gjigantët e futbollit, Real Madridin dhe Barcelonën. Mirëpo, mos të harrojmë se ai arriti ta dërgonte skuadrën e tij edhe në finale të Ligës së Kampionëve, të cilën e humbi në minutat e fundit.

Statistikat e Diego Simeones:
Ndeshje: 60
Fitore: 37
Barazime: 14
Humbje: 9
Trofetë e fituar: 2

Carlo Ancelotti ishte trajneri më i suksesshëm në botë në vitin 2014 dhe është favorit për ta fituar shpërblimin e “Trajnerit të Vitit” në ceremoninë e Ballon d’Or që zhvillohet nesër në Zurich.

Është e vërtetë se strategu italian ka një skuadër me top-lojtarë, por kjo gjë nuk mund t’ia humb meritat për sukseset e arritura gjatë 12 muajve të fundit.

Në vitin 2014, Real Madridi i Carlo Ancelotti më në fund e arriti La Deciman, duke e përfunduar një periudhë 12-vjeçare në pritje për trofeun e Ligës së Kampionëve. Ata gjithashtu fituan Copa del Rey, Superkupën e Uefa-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Statistikat e Carlo Ancelottit:
Ndeshje: 63
Fitore: 50
Barazime: 6
Humbje: 7
Trofetë e fituar: 4

Vicente del Bosque mbetet trajneri i vetëm i Kombëtareve që e ka fituar shpërblimin e “Trajnerit të Vitit” nga FIFA (2012), dhe do të ishte ‘krim’ nëse Joachim Low nuk bëhet i dyti.

Fitorja e Gjermanisë ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës në minutat e fundit, ishte momenti më dramatik i futbollit këtë vit, teksa Low kishte tetë vite e gjysmë që po e priste.

Në vitin 2014, Panzerët ishin favorit në Kampionatin Botëror, teksa edhe durimi i tifozëve në Gjermani ishte sosur pas 24 vite dështimesh të njëpasnjëshme. Fillimisht e deklasuan Portugalinë e Cristiano Ronaldos, para se ta mposhtnin edhe Francën e entuziazmuar. Triumfi i tyre final ndaj Argjentinës ishte i mëse merituar, edhe pse nuk ishte shumë bindës.

Ancelotti dhe Simeone së bashku ngritën trofe të rëndësishëm në vitin 2014, por ata gjithashtu shijuan edhe dështimet. Low ishte i pagabueshëm në tentimin e tij të vetëm duke e ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit dhe për këtë ai është kandidat i fortë për këtë shpërblim.

Statistikat e Joachim Low:
Ndeshje: 17
Fitore: 9
Barazime: 6
Humbje: 2
Trofetë e fituar: 1

Po ju lexues të nderuar, kush mendoni se do ta fitojë shpërblimin e “Trajnerit të Vitit 2014”? Jepni votën tuaj në sondazhin e mëposhtëm dhe na shkruani mendimet tuaja në hapësirën për komente. /Telegrafi/

Kush e meriton të zgjedhet “Trajneri i Vitit 2014”?
Diego Simeone
Carlo Ancelotti
Joachim Low

Poll Maker

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...