Son i shpëton shërbimit ushtarak

PUBLIKUAR

Korea e Jugut U-23 ka triumfuar në futboll, në Lojërat Aziatike, pasi mposhti në finale Japoninë me rezultatin 2-1.

Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në 30 minutat shtesë koreano-jugorët shënuan dy herë dhe goli i Japonisë pak më vonë vlejti vetëm për statistikë.

Natyrisht që më i lumtur se kushdo nga ky triumf, është ylli i Tottenhamit, Hueng Min-Son, i cili pas këtij triumfi do të rikthehet të luajë në Londër.
Në rast se Koreja e Jugut nuk do t’ia dilte, sulmuesi i “Spurs-ave” do të detyrohej të bënte shërbimin e detyruar ushtarak në atdheun e tij, për 24 muaj.
Gjithsesi ligji koreano-jugor përjashton nga shërbimi ushtarak sportistët që sjellin medalje dhe tashëm Hueng Min-Son është një nga ata që ka marrë medalje. /SS/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...