Solskjaer vazhdon si trajner i Manchester Unitedit

PUBLIKUAR

Ole Gunnar Solskjaer pritet të qëndrojë si trajner i Manchester Unitedit përkundër humbjes së thellë 5:0 ndaj Liverpoolit.

Dy ndeshjet e radhës në Premierligë për Manchester Unitedin anë ndaj Tottenhamit dhe Manchester Cityt, teksa gjithashtu “Djajtë e Kuq” ballafaqohen edhe me Atalantan në Champions League javën e ardhshme.

Por, përkundër rezultateve të dobëta dhe spekulimeve të shumta, nga Brenda klubit thonë se puna e Solskjaerit nuk është e rrezikuar momentalisht.

Ai e quajti humbjen 5:0 ndaj Liverpoolit si ditën e tij më të keqe si trajner i Manchester Unitedit, transmeton Gazeta Express.

Sky Italia raportoi se ish-trajneri i Chelseas, Antonio Conte ka qenë në kontakt me Manchester Unitedin, por ende nuk ka diçka më konkrete. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...