Solskjaer, së shpejti konfirmohet trajner i Man Unitedit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Ole Gunnar Solskjaer e ka fituar përfundimisht pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit për shkak të përmirësimit të fazës së mbrojtjes.

Manchester Unitedit i ka bërë përshtypje puna që Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë për ta përmirësuar mbrojtjes e skuadrës. Për këtë arsye, drejtorët e klubit do ta emërojnë atë trajner dhe do ta lënë anash transferimin e një qendërmbrojtësit, transmeton Gazeta Express.

Kur ish-sulmuesi legjendar i “Djajve të kuq” e mori pozitën e trajnerit, klubi i tij ishte i pesti me rekordin më të keq defansiv në Premierligë.

Por, që nga shkarkimi i Jose Mourinhos dhe emërimi i Solskjaerit si trajner i përkohshëm, Manchester Unitedi i ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje dhe e ka mbajtur portën e paprekur në shtatë prej tyre.

Gjatë kësaj kohe, vetëm Liverpooli ka rekord më të mirë në mbrojtje se Manchester Unitedi.

Këto janë statistikat kryesore që kanë bërë që Manchester Unitedi të jetë i gatshëm t’ia ofrojë përfundimisht Solskjaerit pozitën e trajnerit. Mirëpo, drejtorët e klubit kanë vendosur që të mos i shpenzojnë 50 milionë eurot që ishin rezervuar për transferimin e një qendërmbrojtësi.

Gjatë kohës sa ishte trajner i “Djajve të kuq”, Jose Mourinho ishte ankuar se ai nuk e ka cilësinë që i duhet në fazën e mbrojtjes për ta fituar titullin e Premierligës. Ai kishte qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi verën e kaluar, megjithatë afati kalimtar ishte mbyllur para se portugezi ta shtonte një qendërmbrojtës në skuadrën e tij.

Pas këtij dështimi, Mourinho i kishte kritikuar klubin dhe lojtarët e tij në konferencat për shtyp. Kjo gjë, së bashku me rezultatet e dobëta, kishte bërë që ai të shkarkohej nga pozita e trajnerit dhe Solskjaer të emërohej përkohësisht në pozitën e tij, deri në fund të sezonit.

Tani që norvegjezi e ka përmirësuar mbrojtjen pa transferimin e ndonjë qendërmbrojtësi, Manchester Unitedit pritet ta konfirmojë Solskjaerin si trajner. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...