Solskjaer: Sanchezi do të luajë më shumë sesa që mendoni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron që anësori kilian, Alexis Sanchez, ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford” dhe pret nga ai që ta dëshmojë se kritikët e tij e kishin gabim.

Për Alexis Sanchezin janë interesuar disa klube nga Serie A, veçanërisht Roma. Mirëpo, për arritjen e një marrëveshjeje para se të mbyllet afati kalimtar në Evropë, më 2 shtator, problem është bërë paga e futbollistit, transmeton Gazeta Express.

Nëse merren parasysh të gjitha bonuset dhe klauzolat në kontratën e Sanchezit me Manchester Unitedit, klubi anglez mund t’i shpenzojë deri në 560 mijë funte brenda javës.

Solskjaer insiston se Sanchezi do të qëndrojë në “Old Trafford” këtë sezon dhe pret nga ai që ta bëjë dallimin në disa ndeshje.

“Alexis është shumë profesionist. Ai vjen dhe punon shumë. Ai është pjesë e skuadrës sonë dhe është lojtar shumë i mirë”, tha Solskjaer në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Wolves, të hënën.

“Ne nuk kemi shumë lojtarë në repartin e sulmit dhe për këtë arsye ai mund të përfundojë duke luajtur në më shumë ndeshje sesa që mundoni ju. Ne presim nga ai shumë”.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, 30-vjeçar, e shënoi vetëm një gol në 16 paraqitjet e tij sezonin e kaluar, pasi Solskjaer u ul në karrigen e trajnerit në dhjetor.

Trajneri norvegjez preferon të luajë me lojtarë të rinj e të shpejtë, të cilët janë dëshmuar të jenë më efektiv sesa Sanchezi, përkundër moshës së tyre.

E gjitha kjo situatë bën që Manchester Unitedi ose t’ia paguajë Sanchezit një pjesë të pagës gjatë huazimit në Romë ose ta lërë atë të stërvitet me ekipin U-23. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...