Solskjaer po mban kurse private për dy lojtarë të Man Unitedit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Ole Gunnar Solskjaer është duke i mbajtur “kurse private” dy lojtarëve të Manchester Unitedit, Romelu Lukakus dhe Anthony Martialit, çdo ditë pas përfundimit të seancës stërvitore.

Sipas të përditshmes angleze, Metro, trajneri i përkohshëm norvegjez, i cili do të qëndrojë në klub të paktën deri në fund të këtij sezoni, po qëndron në kampin stërvitore të klubit edhe pas përfundimit të orarit, për të punuar me Martialin dhe Lukakun, transmeton Gazeta Express.

45-vjeçari ka vendosur që ta bëjë këtë gjë, në bashkëpunim me dy futbollistët, në mënyrë që t’u ndihmojë atyre që t’i përmirësojë aftësitë në fazën e sulmit, si pozicionimin, kuptimin e rrjedhës së lojës dhe përmirësimin e lëvizjeve në zonën e kundërshtarit.

Çdo ditë, Solskjaer, Martial dhe Lukaku qëndrojnë 15 deri në 20 minuta më tepër se të tjerët në kampin stëvitor të Manchester Unitedit, Carrington.

Këtë gjë, ai dhe dy futbollistët po e bëjnë me dëshirën e tyre dhe nuk kompenson për punën shtesë nga klubi. Megjithatë, ata kanë vendosur që të punojnë më shumë në mënyrë që të kenë rezultate edhe më të mira në fushë.

Martiali ka qenë një titullar i rregullt në ekipin e Solskjaer, bashkë me Jesse Lingardin dhe Marcus Rashford. Megjithatë, ai do të mungojë në ndeshjen e së hënës, kundër Chelseat, për shkak të një lëndimi në ndeshjen e mesjavës, kundër Paris Saint-Germainit.

Në anën tjetër, Lukaku nuk është zakonisht pjesë e formacionit të parë të Manchester Unitedit. Sulmuesi belg është aktivizuar më shumë nga banka rezervë, që nga emërimi i Solskjaerit në pozitën e trajnerit, më 19 dhjetor të vitit të kaluar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...